Prodhoi vendim gjyqësori të falsifikuar, dënohet me një vit burg lezhiani

Prodhoi vendim gjyqësori të falsifikuar, dënohet me një vit burg lezhiani

09:15, 25/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një person i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar.

Për gjykatën, referuar hetimeve të zhvilluar nga prokurori Sabri Kastrati, shtetasi me iniciale A.M është fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentash”.

A.M ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe e ka dorëzuar në Gjendjen Civile te Lezhës duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Sipas dosjes, për divorcin e kërkuar prej tij gjyqtari Ilir Përdeda, ka vendosur pushimin e saj pasi paditësi nuk ishte paraqitur.

Në vitin 2019 shetasi A.M ka paraqitur një dokument të falsifikuar dhe për këtë arsye në vitin 2020 nisën edhe hetimet. Prokuroria urdhëroi  policinë gjyqësore sekuestrimin e kompjuterit te gjyqtarëve dhe sekretareve dhe printerat e tyre me qëllim kryerjen e ekspertimit.

Nga hetimet vendimi i falsifikuar nuk është përpiluar në kompjuterin e gjykatës. Pavarsisht se i pandehuri nëpërmjet avokatit ka mohuar akuzën e ngritur dhe ka paralajmëruar ankimimin e vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco