Trupi i të riut erdhi pa zemër nga Spanja, motra protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Dyshojmë për trafikim organesh

Trupi i të riut erdhi pa zemër nga Spanja, motra protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Dyshojmë për trafikim organesh

16:50, 22/01/2023
A+ Aa A-

Familjarët e Saimir Sulës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi.

Motra e Saimir Sulës është shprehur se heshtja e institucioneve flet shumë, duke theksuar se kërkojnë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital.

“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshimeve. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco