Kontroll i befasishëm nga karabinierët, shqiptarit i zbulohen 600 gram kokainë dhe para cash në banesë, arrestohet

Kontroll i befasishëm nga karabinierët, shqiptarit i zbulohen 600 gram kokainë dhe para cash në banesë, arrestohet

16:07, 22/01/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve, pasi i janë zbuluar 600 gram kokainë në banesë.

Pas denoncimeve të shumta nga banorët e një pallati të cilët ankoheshin për lëvizje të dyshimta në zonën e bodrumit, karabinierët organizuan një blic, duke surprizuar 50-vjeçarin me origjinë shqiptare, brenda një prej bodrumeve.

Brenda, karabinierët gjetën 614 gramë kokainë, pjesa më e madhe e saj tashmë e ndarë në doza nga 5 gramë secila. Në xhep burri kishte një shumë të parave prej 500 eurosh. Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e të dyshuarit ka bërë të mundur edhe gjetjen e 3500 eurove cash të tjera, të ndara në kartëmonedha 100, 200 dhe 500 euro.

Shuma totale e gjetur nga ushtarakët, edhe në dritën e papunësisë faktike të 50-vjeçarit, u cilësua si e ardhur nga trafiku i drogës dhe për rrjedhojë, iu nënshtrua sekuestrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco