EMRI/ Kapet polici, po fuste drogë në burgun e Drenovës

EMRI/ Kapet polici, po fuste drogë në burgun e Drenovës

14:26, 22/01/2023
A+ Aa A-

Një punonjës policie mësohet se është ndaluar nga kolegët e tij, pasi është kapur duke tentuar për të futur drogë brenda burgut të Drenovës, në Korçë.

Burime policore kanë bërë të ditur se, pak pas orës 14:00 gjatë kontrollit, punonjësi të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi kanabisi që e kishte fshehur në trup.

Mësohet se policit ju gjet droga e fshehur tek të mbathurat, ndërsa nuk ishte e ndarë në doza por ishte një e gjitha. Pritet sektori i antidrogës për të ta peshuar, dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.

Punonjësi i policisë u arrestua.

Dyshohet se polici nuk e kishte për herë të parë këtë transport lëndësh narkotike, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco