Gruaja pi helm pas dhunës! Burri i dehur e dërgon me makinë në spital, por përplaset rrugës

Gruaja pi helm pas dhunës! Burri i dehur e dërgon me makinë në spital, por përplaset rrugës

11:56, 22/01/2023
A+ Aa A-

 

Një 29-vjeçare ka konsumuar lëndë helmuese pas dhunës psikologjike që ushtroi ndaj saj bashkëshorti.

Ngjarja shndërrohet në një dramë, kur 37-vjeçari në gjendje të dehur mori gruan në makinë për ta çuar në spital, por humbi kontrollin gjatë rrugës, duke shkaktuar aksident e duke përkeqësuar gjendjen fizike të gruas së tij.

Njoftimi i policisë së Dibrës:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese  duke rrezikur jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi  me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e  tij e cila ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Shkaktim i vetëvrasjes" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,   i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas  në gjendje të dehur ushtroi dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi  lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale "Shkaktim i vetëvrasjes" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco