Instalonte matës të energjisë kundrejt pagesave, burg inxhinierit elektrik të OSHEE-së

Instalonte matës të energjisë kundrejt pagesave, burg inxhinierit elektrik të OSHEE-së

10:55, 22/01/2023
A+ Aa A-

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar arrest në burg për personin me inicialet B.Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier elektrik i OSHEE-së, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Nga hetimet disa mujore është zbuluar se ky person, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte qytetarëve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Nga hetimet, rezultoi se 46-vjeçari ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë. Aparati matës është vënë nga elektricist që është faturist dhe nuk ishte i zonës ku vendosej aparati matës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco