Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

Policia po i ruante prej muajsh, arrestohen shpërndarësit e ekstazisë në Tiranë

Policia po i ruante prej muajsh, arrestohen shpërndarësit e ekstazisë në Tiranë

10:39, 22/01/2023
A+ Aa A-

Pas një operacioni disa mujor nga policia e Tiranës dhe seksionit kundër narkotikëve janë vënë në pranga tre persona të cilët shpërndanin ekstazi.

Operacioni i koduar ‘Punisher’ vuri në pranga tre persona dhe një të shpallur në kërkim, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sekuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. 

Tiranë

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Punisher".

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. 

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi, në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Punisher".

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.  

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco