Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Sarandë

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Sarandë

10:33, 22/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një person i cili është konstatuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco