Rrugët problematike në vend si pasojë e dëborës dhe ngricave

Rrugët problematike në vend si pasojë e dëborës dhe ngricave

09:35, 22/01/2023
A+ Aa A-

Vazhdon të jetë problematike situata në disa rrugë në vend. Për shkak të dëborës dhe ngricave ka vështirësi në lëvizje dhe rekomandohet që të lëvizhet me zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftimi nga ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve duke krijuar vështirësi për kalimin e mjeteve dhe dendësia e dëborës ka shkuar mbi 1 m.

ARRSH u bën apel shoferëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e automjeteve në këto kohë me reshje, duke u pajisur dhe me goma dimërore e zinxhirë për zonat malore.

 “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës, dendësia e dëborës mbi 1 m.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-njofton ARRSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco