Sulmi mbi dy ushtarët në Gramsh/ Del ekspertiza, rusi rrezikon akuzë të re

Sulmi mbi dy ushtarët në Gramsh/ Del ekspertiza, rusi rrezikon akuzë të re

13:17, 12/01/2023
A+ Aa A-

Ka dalë akt-ekspertimi për 2 ushtarakët që mbetën të lënduar nga sulmi i bërë ndaj tyre nga 2 rusë dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë për shtetasin Ardian Xhaka se janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt).

Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Të njëjtat dëmtime janë konstatuar edhe ndaj ushtarakut tjetër Aldo Bici, për të cilin dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Përveç akuzave të ngritura deri tani, për rusin Mikhail Zorin ndaj tij mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco