Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

VIDEO/ Bora mbulon Prevallën dhe Brezovicën

VIDEO/ Bora mbulon Prevallën dhe Brezovicën

12:42, 12/01/2023
A+ Aa A-

Kosovë - Mbrëmja e së martës e zbardhi Brezovicën dhe Prevallën. Sasia e borës e cila ka rënë, për vizitorë e afaristë në këto dy vende është e pakët. Ata shpresojnë që në ditët në vazhdim të ketë sasi më të madhe të borës.

Reshjet e borës që nisën mbrëmjen e së martës i gëzuan banorët e Prevallës, shkruan RTK. Rruga nga Prizreni për të arritur deri lart ishte pastruar në orët e hershme të mëngjesit. Banorët thonë se bora e rënë është e pamjaftueshme.

“Qe kamioneta, ja ku është, ama s'ka edhe qa me pastru nuk ka borë mjaftueshëm sivjet. Me 11 janar nuk e mbaj mend me qenë Prevalla kështu pa borë”, thotë Baki Bajrami. “Kjo ka ndiku shumë për bizneset tona familjare”.

Edhe rruga për në Brezovicë ishte e kalueshme. Bora që ka rënë, nuk ka mbushur me njerëz as Brezovicën. As telefirkët nuk janë në vënë punë.

Bora po u mungon turistëve, por më së shumti afaristëve.

“Nga mbrëmë ka fillluar të bie borë, kur ka borë do të punojë edhe qendra e skijimit”, thotë Lubisha Stojanoviq. “Po presim turistët që na vijnë zakonisht nga Shqipëria Maqedonia e Bosnja”. Ai thotë se ka shumë të interesuar, por deri tani i kanë anuluar rezervimet. “Besoj që tani  do të fillojmë edhe ne punën”.

Sipas meteorlogëve, nga 11 janari në Kosovë do të ndryshojnë temperaturat, e që të reshura të borës do të ketë kryesisht në pikat e larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco