Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

EMRAT/ Sherri për letra, 73-vjeçari u godit me sëpatë në kokë nga fqinji

EMRAT/ Sherri për letra, 73-vjeçari u godit me sëpatë në kokë nga fqinji

11:17, 12/01/2023
A+ Aa A-

Në gjendje të dehur, Vasil Begolli dhe Vasil Babinis u përfshinë në një sherr që çoi në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Menkulas të Devollit. I plagosur nga kjo ngjarje mbeti 73-vjeçari Vasil Begolli. Ai u godit me sëpatë në kokë nga 62-vjeçari Vasil Babinis, i cili u arrestua këtë të enjte nga policia.

Kjo e fundit ishte ajo që zbardhi dhe ngjarjen. Kjo pasi një ditë më parë, vetë i plagosuri, pasi shkoi në spitalin e Bilishtit, para oficerit të policisë gjyqësore tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij.

Po nga hetimet në fakt rezultoi se kishte qenë 62-vjeçari i cili për motive të dobëta, e kishte goditur me sëpatë të moshuarin.

73-vjeçari mësohet se do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Ndërsa autori i dyshuar të kësaj ngjarjeje akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

SYRI TV mëson se autori dhe i plagosuri ishin duke luajtur me letra në ambientet e një lokali dhe zënka për lojën agravoi deri në përdorimin e sëpatës.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Ervis Begolli, deklaroi: Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në lokal. Kanë filluar debatin me njëri tjetrin për lojën me letra. Kemi ndërhyrë fillimisht për ti qetësuar dhe të dy kanë vazhduar lojën. Pas 30 min filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konflikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco