‘900 doza kokainë në shtëpi’/ Kapet shqiptari në Itali, ja si ra në prangat e policisë

‘900 doza kokainë në shtëpi’/ Kapet shqiptari në Itali, ja si ra në prangat e policisë

10:17, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë, për trafik të lëndëve narkotike më 8 janar.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, autoritetet italiane kanë gjetur dhe sekuestruar 900 doza kokainë.

Fillimisht 46-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi doli nga një makinë. 

Gjatë ndalimit, shqiptarit iu gjetën 295 euro dhe katër palë çelësa të dy banesave dhe dy makinave. Brenda dorezës së makinës u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize.

Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, në Vimodrone, agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize, ku po ashtu, u gjetën dhe 16610 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco