EMRI/ Avokati arrestohet në SHBA, kërkohej për mashtrim në Shqipëri

EMRI/ Avokati arrestohet në SHBA, kërkohej për mashtrim në Shqipëri

10:11, 12/01/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Nju Jork kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili kërkohej për mashtrim në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Emigracionit, bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Xhurxhi.

Ky i fundit kishte shkelur vizën e tij për qëndrim në SHBA.

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra.

Por ndërkohë, më 3 tetor të vitit 2018, ai mbërrin në SHBA me vizë. Sipas njoftimit zyrtar, Xhurxhi duhej të qëndronte në SHBA deri më 2 prill të vitit 2019.

Gjykata e Tiranës e dënoi Xhurxhin për mashtrim më 8 maj të vitit 2018. Ai duhet të vuajë 1 vit e katër muaj në burg.

Por që prej asaj kohe, ai kishte shkelur vizën duke qëndruar në SHBA.

Mësohet se Xhurxhi u arrestua përpara shtëpisë së tij në Bruklin. Ai nuk bëri rezistencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco