‘Do të vras politikanët’/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin Antonio Leka

10:06, 12/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili pasditen e së hënës u kap me një sasi të madhe armatimi pranë një servisi në Ishull-Shëngjin. Ndaj tij janë ngritur akuzat "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “përgatitja e kushteve për vrasje”.

Në deklarimet e tij para hetuesve pas arrestimit, 36-vjeçari deklaroi se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

Ai rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nenën e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës. 

Kujtojmë se ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek antiplumb.

Aktualisht pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore ndaj tij, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco