EMRI/ Mbërrijnë edhe në Skoci fermat e kanabisit, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ Mbërrijnë edhe në Skoci fermat e kanabisit, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

09:53, 12/01/2023
A+ Aa A-

Arrestohet një shqiptar 28-vjeçar në Skoci për prodhim dhe tregtim të  lëndëve narkotike.

Bledjan Buci, sapo kishte dalë nga paraburgimi në fund të dhjetorit dhe arrestimi është kryer më datë 1 janar.

Autoritete skoceze kanë arritur të shkatërrojnë fermë e kanabisit në Nicolson  të Greenock-ut , ku sekuestruan bimë me vlerë 163 mijë paund.

I arrestuari Bledjan Buci, 28 vjeç, doli nga paraburgimi në gjykatën e sherifit në lidhje me zbulimin e Vitit të Ri.

Po ashtu Buci akuzohet dhe për manipulim me matësin e  energjisë elektrike.

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë konfirmoi: “Ne u informuam për rritjen e kanabisit në një pronë në rrugën Nicolson në Greenock rreth orës 18:00 të së dielës, 1 janar.

“Kanabisi është vlerësuar në rreth 163,000 £. Një 28-vjeçar është arrestuar”, ka deklaruar shefi i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco