Kenianët mbledhin fonde për kurimin e Joy Abongo jashtë Shqipërisë

Kenianët mbledhin fonde për kurimin e Joy Abongo jashtë Shqipërisë

09:38, 12/01/2023
A+ Aa A-

Teksa në Spitalin e Traumës ndodhet prej disa muajsh e shtruar dhe në gjendje të rëndë, punonjësja e kazinosë, e cila u dhunua në mënyrë barbare në rrethana të paqarta, qytetarët kenianë i janë përgjigjur thirrjes së nënës së Joy Abongo për ta ndihmuar.

Kështu raportojnë mediat e Kenias. Sipas tyre, miqtë e vajzës keniane kanë hapur një llogari bankare për të mbledhur një fond, në mënyrë të tillë që të bëhet transferimi i saj në një spital të specializuar, pasi truri i së resë ndodhet në gjendje vegjetative. 

Mediat keniane pasqyrojnë ndër të tjera vizitën dje të dy përfaqësuesve të ambasadës keniane në Tiranë si dhe kërkesën e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

Qindra qytetarë nga Kenia dhe nga shtete të tjera po kontribuojnë për shpenzimet e saj mjekësore të cilat po rriten çdo ditë.

Kontributi i faqes GoFundMe ka arritur në 26,700 dollarë.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendon se po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco