Mbeti në det pas defektit, nxirret ne breg anija me tre persona në bord Foto Ilustruese

Mbeti në det pas defektit, nxirret ne breg anija me tre persona në bord

09:06, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një anije me tre persona në bord është shpëtuar në det. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se kanë marrë thirrje në orën 02:50 që anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, kishte pësuar defekt në sistemin elektrik të motorit.

“Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motori, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman në këto kordinata: 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë.”, thuhet në njoftim/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco