Arrestohet në Tepelenë shoferi me 8 klandestinë, u mori nga 250 euro secilit Operacioni

Arrestohet në Tepelenë shoferi me 8 klandestinë, u mori nga 250 euro secilit

08:58, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar nga Vlora me iniciale B.RR u arrestua në Tepelenë ku kishte marrë si pasagjerë tetë klandestinë për t’i dërguar në Tiranë. Secili prej tyre i kishte paguar 33-vjeçarit nga 250 euro për këtë transport.

Policia e Tepelenës dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", pasi ishin vënë në dijeni për këtë trafik emigrantësh dhe kalimet e paligjshme të kufirit, mbështetur në inteligjencën informative, i kanë zënë rrugën shoferit nga Vlora  në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia".

Policia konstatoi se ai po transportonte me automjetin e tij "Seat" në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Policia i sekuestroi automjetin dhe një aparat celular dhe dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco