‘Shkrumbohet’ nga flakët banesa në Fier, rrezikohen edhe shtëpitë pranë

‘Shkrumbohet’ nga flakët banesa në Fier, rrezikohen edhe shtëpitë pranë

08:51, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Grecallio të Fierit.

Fqinjët  kanë lajmëruar shërbimet zjarrëfikesë, teksa për fat banesa ishte e pabanuar.

Zjarrëfikëset të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë neutralizuar flakët të cilat po rrezikonin edhe banesat e tjera pranë.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë demët kanë qenë vetëm materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco