Lajmi i fundit

Gazeta e njohur e Brukselit: Intervistë me kryetarin e PD-së Sali Berisha, liderin politik të fundit të burgosur të Europës

400 mijë euro pa pronar/ Prokuroria po heton për pastrim parash

400 mijë euro pa pronar/ Prokuroria po heton për pastrim parash

20:09, 11/01/2023
A+ Aa A-

Teksa hetuesit ende nuk kanë një pronar për vlerat monetare të mbi 400 mijë eurove të gjetura në banesën e sanitares Rozeta Dobi, një hetim është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës me dyshimet e pastrimit të parave.

Hetimi është pa emër dhe është duke u kryer paralelisht me atë të zbardhjes së vjedhjes.

Në Polici dhe Prokurori deri më tani nuk ka asnjë kallëzim për vjedhje të shumave të mëdha monetare, çka ka ngritur dyshimet se kjo shumë e vjedhur nga sanitarja, mund tëjetë prodhuar nga aktivitet i jashtëligjshëm.

Megjithatë, duket se hetuesit, të cilët kanë kërkuar për të dëshmuar vetëm disa nga personat që kanë identifikuar si punëdhënës së Dobit, e kanë të vështirë të shkojnë drejt personave të dyshuar.

Disa nga personat që kanë bërë denoncim për Dobin kanë identifikuar vetëm disa sende me vlerë të vjedhura prej saj, por jo paratë.

Vetë sanitarja pretendon se e gjithë vlera monetare gjetur në banesën e saj është vjedhur në banesën e Alda Klosit, por kjo e fundit pranon se të sajat janë vetëm 120 mijë euro, një pjesë të tyre të të afërmve të saj.

Edhe për këtë shumë monetare, Prokuroria e Tiranës ka një hetim pasuror, nëse Alda Klosi e justifikon atë dhe është duke kaluar në sitë, pretendimin e saj dhe pasuritë e tjera që disponon. Në sitë mësohet se do të kalohen edhe pasuritë e paluajtshme të Alda Klosit, si 3 shtëpi dhe dy sipërfaqe truall në Tiranë dhe dy shtëpi në Shëngjin.

Në përfundim të verifikimeve, Prokuroria do të vendosë nëse do të ketë akuzë për Klosin apo jo./TV Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco