Shpërndante kokainë para pub-it, karabinierët filmojnë gjithçka dhe arrestojnë shqiptarin

Shpërndante kokainë para pub-it, karabinierët filmojnë gjithçka dhe arrestojnë shqiptarin

20:21, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar i identifikuar si Bertol Ielka, është vënë në akuzë për shitje të lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak ditë më parë sëbashku me partneren e tij në Cori të Italisë, në përfundim të një sërë hetimesh nga karabinierët e stacionit lokal.

Policia e kishte mbajtur nën vëzhgim për disa muaj. Shqiptari zakonisht shkonte përpara një pub-i në qendër të Lepinos.

Ai është filmuar dhe fotografuar duke shitur drogë.

Pak ditë më parë të dy u ndaluan dhe krye kontroll si në shtëpinë e çiftit ashtu edhe në makinën e tij ku u gjetën 23 gramë kokainë.

Ai u arrestua ndërsa gruaja u detyrua të firmoste. Mëngjesin e sotëm ata dolën para gjykatës.

Ielka dhe partnerja e tij, të dy të mbrojtur nga avokati Cesare Gallinelli, iu përgjigjën pyetjeve të magjistratit.

Gruaja shpjegoi se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të burrit.

Një rrethanë e konfirmuar edhe nga ai i cili ka marrë përgjegjësinë e plotë, duke saktësuar se gruaja nuk ka pasur dijeni për shpërndarjen e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco