Me emigrantë në makinë i ikën policisë në Pogradec, arrestohet në Librazhd 29 vjeçari nga Tirana

Me emigrantë në makinë i ikën policisë në Pogradec, arrestohet në Librazhd 29 vjeçari nga Tirana

14:14, 31/12/2022
A+ Aa A-

Një 29 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt fitimit.

Sipas burimeve për SYRI-n drejtuesi i automjetit Denis Gjana. nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. G

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Finalizohet operacioni policor “Perimetri 203”.

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit:

- D. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. Gj., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi D. Gj., kundrejt fitimit, iu kishte premtuar transportimin drejt vendeve të BE-së.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco