SYRI TV/ Kurbin, rruga e fshatit Shullaz e amortizuar, banorët: Bashkia asnjë investim prej vitesh

14:06, 31/12/2022
A+ Aa A-

Rruga e amortizuar me gropa në fshatin Shullaz dhe hedhja e grumbuj inertesh ne këtë aks, po bllokon lëvizjen e mjeteve drejt fshatrave te Kurbinit dhe Milotit me autostraden. Banoret e zones shprehen të irrituar se instucionet janë në dijeni të këtij problemi, por nuk kane investuar prej vitesh.

Syri tv

Rruga e shkateruar ne fshatin Shullaz të Kurbinit qe lidh disa fshatra te tjera me daljen ne autostrade,  është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve  dhe banorët. Banoret shprehen kalimi ne kete rruge eshte i pamundur, dhe shpesh detyrohen te kthehen mbrapsht.

Sipas banoreve, në këtë rruge nuk është investuar prej vitesh, dhe pushtei lokal është në dijeni të këtij problemi dhe pervcese kanë mashtruar nuk kanë dhene asnjë zgjidhje. Të irrituar, ata kërkojnë që të merren masa për rehabilitim e keti aksi.

Një tjetër shqetësim i banorëve janë disa grumbuj inertësh të cilët janë hedhur në këtë aks rrugor. Ata shprehen se kjo eshte nje masakre dhe i benje thirrje institcineve qe mos ta ktehjne shqipeine ne ne kosh mbeturinash.

Ky aks rrugor lidh fshatin shullaz me disa fshatra te tjeraKurbinit dhe Milotit dhe ben daljen e tyre ne autostrade.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco