Lajmi i fundit

Macron shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës në Francë

Tragjike/ Zjarri i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar në qendrën e të miturve

Tragjike/ Zjarri i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar në qendrën e të miturve

12:56, 31/12/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar 17-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të miturit në Itali.

I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter, raporton ABC.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën 'Pasian di Prato' në provincën e Udines, Itali ku për pasojë një i mitur 17-vjeçar shqiptar humbi jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe karabinierët e Udines.

“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco