Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

VIDEO/ Bllokimi i pikës së Merdares krijon fluks në pikat e tjera kufitare të Kosovës

VIDEO/ Bllokimi i pikës së Merdares krijon fluks në pikat e tjera kufitare të Kosovës

07:10, 29/12/2022
A+ Aa A-

Edhe mbrëmë, pika kufitare në Merdar vazhdon të mos ishte e qarkullueshme, për shkak të vendosjes së barrikadave afër pikës kufitare të Merdares.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për RTK se është i bllokuar qarkullimi i pikës kufitare në Merdar. Sipas Kelanit nuk ka asnjë lëvizje në këtë pikë kufitare.

Ndryshe nga një natë më parë, grupe të serbëve, në territorin e Serbisë, kanë bllokuar rrugën me mjete të ndryshme.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës. Kjo pasi që, siç bënë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Bllokimi i pikës kufitare në Merdar, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardh. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore.

Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco