'Air Albania' njofton për stjuardesën që ndërroi jetë nga ataku kardiak: Greta, bashkëpunëtorja e shkëlqyer!

'Air Albania' njofton për stjuardesën që ndërroi jetë nga ataku kardiak: Greta, bashkëpunëtorja e shkëlqyer!

14:58, 28/12/2022
A+ Aa A-

Kompania ajrore “Air Albania” ka njoftuar sot se një punonjëse e saj, stjuardesa Greta Dyrmishi ka humbur jetën pas një ataku kardiak që ka pësuar sapo avioni i linjës ka zbritur në Londër. Kompania e vlerësoi znj. Dyrmishi si një profesioniste me pasion, bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mike shumë të mirë.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, “Air Albania” shprehet:

“Më 21 dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë familjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco