Goditi Berishën, Apeli lë në qeli Gert Shehun

Goditi Berishën, Apeli lë në qeli Gert Shehun

13:02, 28/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit vendosi ta lerë në qeli Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi kryetarin e PD-së Sali Berisha gjatë protestës së datës 6 Dhjetor.

Në seancën që u zhvillua në orën 12:30, nuk u mor parasysh kërkesa e avokatëve të Shehut për t’i ndryshuar atij masën e sigurisë nga arrest në burg, në arrest shtëpie ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

Gazetari Besaj Bajraktaraj, raporton se para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë: “Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Më herët kryetari i PD-së Sali Berisha kishte deklaruar se e fal autorin dhe akuzoi kryeministrin për sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco