Rifillon puna në aeroportin e Kosovës/ Policia: Alarm i rremë për qëllime të caktuara

Rifillon puna në aeroportin e Kosovës/ Policia: Alarm i rremë për qëllime të caktuara

12:55, 28/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njoftoi se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë u rihap për qarkullim.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se pas kontrolleve të kryera rezulton se alarmi ishte i pavërtetë dhe kishte “qëllime të caktuara”, por pa dhënë më shumë detaje.

"Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, ndaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës."

Foto nga momentet e evakuimit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco