Ekzekutimi i Gentian e Nezir Beqiraj, shtyhet seanca për Ardian Çapjan dhe të akuzuarve të tjerë

Ekzekutimi i Gentian e Nezir Beqiraj, shtyhet seanca për Ardian Çapjan dhe të akuzuarve të tjerë

12:31, 28/12/2022
A+ Aa A-

Shtyhet seanca ndaj Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir Gentian e Nezir Beqiraj, ku pritej të lexohej pretenca.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të të pandehurit Olsi Leku.

Vrasja e babë e bir në gushtin e vitit 2012 në Elbasan tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqirit ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Ngjarja u zbardh 8 vite më vonë pasi Ervis Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit, pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë. Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja është porositur nga Ardian e Florec Çapja dhe për të Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco