Plagosja e trefishtë për borxhin 500 eurosh/ Fatjon Luca mbetet në burg

Plagosja e trefishtë për borxhin 500 eurosh/ Fatjon Luca mbetet në burg

11:58, 28/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Fatjon Lucën, autorin e plagosjes së trefishtë gjatë një koflikti të ndodhur teksa i dëmtuari sapo kishte dalë nga dasma e një të afërmi të tij në Bathore më datë 25 dhjetor të këtij viti.

Të plagosur mbetën Hafuz Troci dhe shtetasit M.L dhe  B.C, ky i fundit 15-vjeç, që janë familjarë të palëve të përfshira në konflikt.

Autori e ka pritur Trocin të dilte nga dasma dhe e ka ndaluar teksa ishte drejtuar për te banesa që e kishte pranë vendit të ngjarjes, për t'i kërkuar një borxh të pretenduar.

Shkak i ngjarjes mësohet se ka qenë një borxh që i plagosuri Hafiz Troci i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Lucës, ndërsa në dëshminë paraprake të këtij të fundit, pretendohet se bëhet fjalë për 500 euro para, të cilat sipas tij, Troci nuk ia ka kthyer. 

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe këtë të mërkurë para gjykatës përmes avokatit të tij.

Autori ka pranuar kryerjen e veprës penale ndërsa përmes mbrojtësit ligjor, ka kërkuar të bëhet një ekspertizë ndaj të dëmtuarve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tyre që të mund të përcaktohet nëse ka qenë plagosje e rëndë apo e lehtë.

Pas arrestimit të Lucës, autoritetet kanë regjistruar procedim penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco