Drejtoresha e Bashkisë së Tiranës merrte deri 90 mijë euro për të siguruar projekte nga AZHBR

Drejtoresha e Bashkisë së Tiranës merrte deri 90 mijë euro për të siguruar projekte nga AZHBR

11:55, 28/12/2022
A+ Aa A-

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo, është arrestuar nga Policia e Korçës për veprën penale të mashtrimit. Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit.

Personat që kanë pre e mashtrimit të ish-drejtoreshës, janë persona të cilët dihet të përfitonin fonde të ndryshme monetare nga shteti.

Dyshohet se kjo shtetase ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €. Sipas burimeve, ajo u ka premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që varjojnë nga 1 milion deri 4 milion Euro.

Më herët, Viola Sterjo ka qene punonjëse edhe në Ministrinë e Turizmit. Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco