Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon masë më të lehtë sigurie

Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon masë më të lehtë sigurie

11:01, 22/12/2022
A+ Aa A-

Gert Shehu i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë për sa i përket vendimit të Shkallës së Parë që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai ka dorëzuar ankim ndaj vendimit në fjalë duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Më 6 dhjetor 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha teksa ky i fundit doli nga selia blu dhe do iu bashkua protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco