Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, në pranga 24-vjeçari në Vlorë

Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, në pranga 24-vjeçari në Vlorë

11:49, 21/12/2022
A+ Aa A-

Është identifikuar dhe është arrestuar 24-vjeçari i cili ditën e djeshme ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu S.Z  dhe akuzohet për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

I riu  dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.

Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco