Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Vrasja e Menduh Kurtdedës/ Dyshohet se një mik i autorëve tregoi krimin, burri merr në mbrojtje të dyshuarën

Vrasja e Menduh Kurtdedës/ Dyshohet se një mik i autorëve tregoi krimin, burri merr në mbrojtje të dyshuarën

09:51, 21/12/2022
A+ Aa A-

Bashkëshorti i Marjeta Karajt i ka dalë në mbrojtje gruas së tij Marjetës, e cila është vënë në pranga për një akt të frikshëm që e akuzon atë si organizatoren e rrëmbimit, dhunimit dhe djegies së Menduh Kurtdedës. Por, burri i saj është kundër akuzave për gruan dhe të birin e tij, ndërkohë ka bërë me dije se ai është një punonjës ndërtimi dhe se nuk ka asnjë lidhje me personat që kanë dalë gjatë hetimeve.

Madje, ai ka shkuar deri atje sa ka mohuar ta kishte njohur ndonjëherë si viktimën, ashtu edhe personin që ka rrëfyer krimin e rëndë që ka kryer për llogari të nënë e bir. Po ashtu, bëhet me dije se në fakt të dhënat që kanë detyruar Policinë të reflektonte për të rihapur atë çështje kanë dalë nga një person tjetër që ka qenë në shoqëri me familjen Karaj.

Edhe pse ende nuk kuptohet se cili është roli i atij personi dhe çfarë e ka shtyrë të rrëfehet në polici vite pasi është njohur me krimin e kryer prej dy të arrestuarve dhe të kërkuarit, një fakt është i saktë se emri i tij ka dalë edhe në rrëfimin e Gazmir Ngotës.

Ky i fundit është arrestuar menjëherë sapo është kthyer në shtëpi, teksa kishte krijuar alibinë e një largimi nga banesa. F.S, është 61 vjeç dhe sipas dëshmisë së Ngotës është mik i familjes Karaj. Është pikërisht ky person që mendohet të ketë mbërritur në Policinë e Tiranës për të rrëfyer atë që sipas të dhënave jo zyrtare policore, ishte një akt për të cilin i kishin folur vetë Marjeta bashkë me të birin Besmirin.

Edhe pse gruaja nuk e ka pranuar krimin dhe djali i saj tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, bashkëpunëtori i tyre ka dhënë detaje të besueshme që ai ka marrë pjesë në atë akt makabër natën e rrëmbimit, dhunimit dhe më pas djegies së Menduh Kurtdeda.

Që nga emrat e lokaleve, miqve me të cilët ndanin orët e mbrëmjeve dhe deri tek vendet dhe rrugët që kanë përshkruar për në zonën ku edhe kryen krimin e rëndë, dëshmon se ai në mos pjesëmarrës është njohës i mirë i të gjithë asaj masakre të kryer në mes të Tiranës 5 vite më parë.

Prokuroria e Tiranës ka publikuar dëshminë e Ngotës si për të dëshmuar se ngjarja është zbardhur dhe se autorët e kanë kryer krimin për shkakun e një borxhi që viktima iu kishte nënë e bir, por ende nuk është bërë me dije se si ra Policia pas 5 vitesh në gjurmët e një krimi me të cilin u njoh vetëm pak orë pasi ishte kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco