Drejtoria Detare njofton për përkeqësim të motit këto tri ditë: Kujdes në lundrim

Drejtoria Detare njofton për përkeqësim të motit këto tri ditë: Kujdes në lundrim

13:59, 14/12/2022
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të mërkurën për përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme deri më 16 dhjetor.

“Kujdes!” thuhet në krye të njoftimit të publikuar në rrjetet sociale.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se moti do të përkeqësohet në datat 14-15-16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 e  14 dhjetorit.

Era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje me forcën 5-7bft dhe me shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë. Duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00," thuhet në fund të njoftimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco