‘Plagosën me thikë 26 vjeçarin gjatë sherrit në lokal’, arrestohen 3 vëllezërit në Pogradec

‘Plagosën me thikë 26 vjeçarin gjatë sherrit në lokal’, arrestohen 3 vëllezërit në Pogradec

11:34, 12/12/2022
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç (vëllai i shtetasit E. H.), banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij (vendi i ngjarjes), u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).

---

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Pogradec, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 36-vjeçari u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga shërbimet e Policisë.  

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. L., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap në qytetin e Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa leje drejtimi.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. T., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti, në qytetin e Korçës, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. 

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco