Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Narko-shteti i Edi Ramës dhe protestat e opozitës

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

10:59, 12/12/2022
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Kudusi Shahu.

Ky vendim u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, relatore Etleda Çiftja, anëtare Xhensila Pina.

Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriterës e figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku.

Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco