Përshkallëzohet situata/ Serbët nisin vendosjen e barrikadave në veri

Përshkallëzohet situata/ Serbët nisin vendosjen e barrikadave në veri

15:12, 10/12/2022
A+ Aa A-

Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Përveç në Rudarë, serbët, ashtu siç raportohet në media janë mbledhur edhe në hyrje dhe në dalje të Leposaviqit.

Nga mediat lokale atje, raportohet se arsyeja e mbledhjes së serbëve në këtë pjesë, është për shkak të arrestimit të serbit në Jarinjë, i cili sipas informacioneve që vijnë nga Beogradi, ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, teksa është dorëhequr së fundmi bashkë me kolegët e tij të të njëjtit nacionalitet.

Ashtu siç raportohet, serbët e mbledhur, për të cilët thuhet se ka edhe të maskuar, nuk duan që personi i arrestuar të dërgohet në Prishtinë.

Në raportime thuhet edhe se përveç mbledhjes së serbëve, atje kanë filluar të vendosen edhe barrikada.

Lidhur me këtë, mediat në Prishtinë kanë tentuar të kontaktojnë me zyrtarë nga Policia e Kosovës në veri, të cilët nuk janë përgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco