Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 16 vjeçar në Sarandë

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 16 vjeçar në Sarandë

14:29, 10/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 16 vjeçar i cili transportonte emigrantë të paligjshëm. Policia ka bërë me dija se ky është një veprim i përsëritur i këtij personi.

16 vjeçari nuk dispononte një leje drejtimi për automjetin që po transporte emigrantët.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare Sarandë

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.  

Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco