Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vjedhje me dhunë, arrestohet i shumëkërkuari në Rinas

12:42, 10/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Rinasit ka vënë në pranga shtetasin Dylber Halili i cili ishte i dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Tiranës.

I arrestuarit është dënuar për akuzat e vjedhjes me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Rnas, Tiranë/Punë intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të kërkuar.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Pista", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Mbështetur nga inteligjenca informative, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:

-Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco