Kishte fshehur në shtëpi 3 kg kokainë dhe 19 kg hashash, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi

Kishte fshehur në shtëpi 3 kg kokainë dhe 19 kg hashash, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi

12:15, 10/12/2022
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua nga efektivët e Grupit të Narkotikëve pranë Departamentit të Sigurisë Veria, në kuadër të hetimeve të synuara për të luftuar përhapjen e drogës, i akuzuar për trafik kokaine dhe kanabis.

Sipas mediave greke, pas veprimeve të koordinuara, 42-vjeçari shqiptar u lokalizua mesditën e datës 7 dhjetor 2022 në një zonë të Selanikut, ku iu gjetën dhe konfiskuan sasi kanabisi me peshë 2 kilogramë e 160 gramë.

Në kontrollin e mëpasshëm të një shtëpie për magazinimin e lëndëve narkotike në të njëjtën zonë, u gjetën dhe u konfiskuan:

-sasi kanabisi të papërpunuar me peshë 16 kg e 905 gram,
-sasi kokaine me peshë 3 kg e 404 gram, të fshehura me kujdes nën banak kuzhine dhe
-2 peshore elektronike precize.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco