Fier/ Zjarrfiksja niset për ndihmë por përfundon duke kërkuar ndihmë vet

Fier/ Zjarrfiksja niset për ndihmë por përfundon duke kërkuar ndihmë vet

11:48, 10/12/2022
A+ Aa A-

Ndodh dhe kjo në vendin tonë.

Ekipi i zjarrfikëseve kishte marrë një njoftim se një makinë kishte marrë flakë në parkimin e kishës ortodokse në Fier.

Nisur nga kjo ekipi niset drejt vendngjarjes.

Por teksa zjarrfiksja po kalonte urën ngeci pasi njëra gomë theu dërrasat dhe rrezikoi të binte në lumin Gjanica.

Për shkak se kjo urë nuk është ndërtuar për pesha të rënda si në këtë rast kamionet, në një pjesë të saj ka pësuar shembje.

Forcat zjarrfikëse që u nisën për ndihmë për të shuar flakët, u detyruan të kërkojnë ndihmë vetë.

Pas dy orësh punë nga ana e vetë zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimeve publike të bashkisë Fier u bë e mundur nxjerrja e mjetit nga ura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco