Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vendosnin baste sportive, arrestohen tre persona në Tiranë

Vendosnin baste sportive, arrestohen tre persona në Tiranë

11:11, 10/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona që ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Po ashtu u procedua penalisht dh pronari i lokalit ku të arrestuarit po vendosnin baste.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave", raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 3 shtetas dhe u sekuestrohen 3 aparatet celulare.

Në hetim për këtë veprimtari të kundërligjshme, pronari i lokalit ku u gjetën të arrestuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, ku mund të organizohen lotari të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të kësaj veprimtarie.  

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- I. T., 26 vjeç, R. C., 19 vjeç dhe E. S., 41 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit ku u gjetën 3 shtetasit e arrestuar, shtetasi B. M., 50 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën "Ndre Mjeda", dyshohet të vendosur në dispozicion nga shtetasi B. M., për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, u kapën në flagrancë shtetasit I. T., R. C., dhe E. S., duke vendosur baste sportive, nëpërmjet celularëve të tyre, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco