U arrestua dje për korrupsion, europarlamentarja greke kërcënoi veprimtarin shqiptar se dërgoi Abetaren shqipe në Çamëri

U arrestua dje për korrupsion, europarlamentarja greke kërcënoi veprimtarin shqiptar se dërgoi Abetaren shqipe në Çamëri

10:55, 10/12/2022
A+ Aa A-

Eurodeputetja socialiste greke, Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje dhe më pas u arrestua prej policisë belge mbrëmë në lidhje me dyshimet për korrupsion që përfshin “një vend të Gjirit”. Katër arrestime të tjera ishin bërë tashmë në kryeqytetin belg në mëngjes për të njëjtin rast. Mediat në Greqi dhe Belgjikë raportuan se një nga katër të arrestuarit është partneri i Kailit. Partia socialiste greke PASOK, anëtare e së cilës është 44-vjeçarja, njoftoi po mbrëmë se ajo ishte “përjashtuar” nga anëtarësia e saj. Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600 mijë euro para në dorë dhe sekuestroi kompjuterë e telefona celularë. Ai tha se hetimi ishte përqendruar te asistentët e parlamentit evropian, por një ish-deputet ishte marrë në pyetje.

Kaili, 44 vjeçe ka qenë prezantuese e televizionit grek para se t'i hynte politikës dhe të zgjidhej deputete në vitin 2007 dhe eurodeputete nga viti 2014.

Pesë vite më parë deputetja greke e Parlamentit Europian, pati një përplasje të ashpër me Fatlum Rushitin, një veprimtar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që financoi botimin e Abetares shqipe për Çamërinë. Kaili kërcënoi se grekët nuk do të qëndronin duarkryq dhe do të ndërmerrnin masa të rrepta shtetërore ndaj tij. Ajo udhëhoqi një fushatë kërcënimesh ndaj veprimtarit shqiptar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që jeton në SHBA dhe është i angazhuar edhe me Partinë Demokrate, duke e akuzuar se promovonte idenë e Shqipërisë Etnike duke dërguar në Çamëri libra, strategji, logjistikë dhe materiale historike për bashkimin e trojeve shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco