EMRI/ I dënuar si pjesëtar në organizatë kriminale, arrestohet 35 vjeçari në Kurbin

10:50, 10/12/2022
A+ Aa A-

 

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas të dënuar me 12 vite burgim nga gjykata italiane.

I arrestuari, Valentin Lleshi është dënuar me akuzat si pjesëtar i një organizate krimnale në Torino.

Njfotimi i policisë

Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar "Torino".

Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Torino", si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

- Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.

materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco