Vrasja e dyfishtë/ Daniel Pepaj fshihej në male, ndihmohej nga të afërmit

Vrasja e dyfishtë/ Daniel Pepaj fshihej në male, ndihmohej nga të afërmit

10:26, 10/12/2022
A+ Aa A-

Daniel Pepaj, që ra në prangat e policisë më shumë se dy vite pas vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe, del të dielën para Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë "arrest me burg".

Prej tetorit të vitit 2020, ai fshihej në territoret malore të Malësisë së Madhe, ndërsa ka dyshime se ndihmohej nga të afërmit për t’u strehuar dhe shpëtuar policisë.

Pavarësisht se qëndronte prej kohësh nëpër vende malore, ai ka ndryshuar disa herë vendqëndrimet për t'iu ruajtur hakmarrjes, por edhe autoriteteve, si dhe për të siguruar ushqim e veshmbathje.

Pepaj akuzohet për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Vrith të Malësisë së Madhe, trupat e të cilëve u gjetën rreth një javë pas krimit në një parcelë hashashi të njëjtin fshat.

Më herët në pranga përfundoi Rrok Pepaj, babai i Danielit, i cili akuzohej si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike, aktivitet për të cilin edhe ndodhi krimi i dyfishtë.

Daniel Pepaj vijonte arratinë, ndërsa i ati ka rrëfyer para drejtësisë se nuk ka pasur asnjë komunikim me të dhe që nuk di madje edhe nëse është gjallë apo jo.

Ky i fundit, sipas burimeve policore, në momentet e para të arrestimit, ka shfaqur pendesë për vrasjen e dy kushërinjve duke artikuluar se ka gabuar që nuk është dorëzuar që ditën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco