VIDEO/ Shantazh dhe kërcënime në Elbasan: arrestohet në çastin që po i dorëzonin 4 milionë lekët

VIDEO/ Shantazh dhe kërcënime në Elbasan: arrestohet në çastin që po i dorëzonin 4 milionë lekët

09:59, 10/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i bandë zhvatësish, Ermir Bajrami, 35 vjeç, nga Tirana, u arrestua nga Policia në Elbasan në momentin që po i merrte 400 mijë lekë një personi, të cilin e kishte shantazhuar.

Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet e arrestimit të Bajramit mbi biçikletë, që u kap në flagrancë me të gjitha paratë që sapo kishte zhvatur nga viktima.

Policia e Elbasanit bashkëpunoi për këtë rast me shërbimet sekrete, pasi u informua se një person ishte shtrënguar me anë të kanosjes të jepte një shumë parash.

Për rrjedhim, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ka realizuar operacionin "Shifra" ku vuri në pranga Ermir Bajramin, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Në njoftimin zyrtar thuhet se “falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave. Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco