Itali, arrestohen tre vëllezër shqiptarë për fshehje të kokainës në ferma

Itali, arrestohen tre vëllezër shqiptarë për fshehje të kokainës në ferma

08:59, 10/12/2022
A+ Aa A-

Città della Pieve – Mmëngjesin e së premtes, në zonën e Città della Pieve në Itali, agjentët e Drejtorisë së Policisë së Perugia arrestuan tre vëllezër shqiptarë, të gjithë të akuzuar për trafik kokaine dhe hashash.

Aktiviteti hetimor, i cili filloi rreth një vit më parë, dokumentoi se si të dyshuarit, me kalimin e kohës, kishin krijuar një biznes të lulëzuar të shpërndarjes së drogës në zonën e Città della Pieve, territori i tyre i banimit, duke marrë parasysh edhe pozicionin gjeografik, që e lejonte t'u shërbente klientëve jo vetëm nga provincat e Perugia dhe Terni, por edhe nga Siena.

Pikërisht prania e kufijve të shumtë administrativë, që rrethon tre krahina dhe dy rajone në pak kilometra katrorë, u shfrytëzua nga të dyshuarit për t'iu shmangur çdo kontrolli dhe vëmendjeje hetimore. Në të vërtetë, shpesh droga fshihej në territorin e njërës krahinë, por shitej në njërën nga dy të tjerat fqinje, për të vështirësuar hetimet.

Operacioni u krye nga Skuadra e Perugia me mbështetjen e Departamentit të Parandalimit të Krimit të Umbria–Marche, të Policisë italiane.

Hetimi antidrogë i koordinuar nga prokuroria e Perugias ka konstatuar se sasitë e mëdha të drogës përfundonin në territoret e Perugias, Ternit dhe Sienës.

Në fillim të aksioneve, që nisën në tetor 2021, agjentët arritën të ndalonin edhe klientë të shumtë të tre vëllezërve, më pas monitorimi i trafikut të drogës vazhdoi me ndihmën e sensorëve të instaluar në makinat e shitësve të vdekjes.

Policia sekuestroi 300 gram kokainë dhe 1 5 kg “tym”, të cilat ishin fshehur në ferma të braktisura dhe u sekuestruan pak para shitjes së drogës.

Në të njëjtën kohë, gjatë kontrolleve të shtëpive, në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar para dhe 5 telefona celularë, një prej të cilëve është hedhur nga dritarja kur kanë mbërritur oficerët. Për këtë do të kryhen hetime të mëtejshme.

Të dyshuarit akuzohen, në cilësi të ndryshme të ashtuquajtura konkurruese me njëri-tjetrin, për veprat penale të posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco