'Kushte skandaloze dhe mjete të degraduara'/ Zjarrfikësit e Vlorës në protestë: Jemi të braktisur!

20:29, 09/12/2022
A+ Aa A-

Në 76-vjetorin e krijimit të repartit Zjarrfikës në vend, zjarrfikësit në Vlorë denoncojnë kushtet skandaloze të punës dhe degradimin e automjeteve. Sipas zjarrfikësve, qeveria dhe bashkia i ka braktisur. Ata ngrenë dyshime për përdorimin e fondeve në këtë sektor, pasi tregojnë se mjetet e reja që blihen, dalin shumë shpejtë jashtë funksionit.

Syri Tv

Ky 9 dhjetor, shënon 76-vjetorin e krijimit të repartit Zjarrfikës në vend!

Teksa për shpëtuesit e jetës duhet të ishte ditë feste, në Vlorë zjarrfikësit kanë zgjedhur të flasin të revoltuar për kushtet e punës.

Kastriot Karabolli, është veteran në repartin e zjarrfikëseve në Vlorë, por sot, ai denoncon trajtimet e punonjësve dhe gjendjen skandaloze të mjeteve të repartit zjarrfikës.

Veç mungesës së mjeteve dhe pagave të ulëta, zjarrfikësit në Vlorë tregojnë se kanë mungesë të bazës materiale përfshirë veshjet, bombula oksigjeni apo dhe mjete të tjera jetëshpëtuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco